Shumë klube të interesuara për Osimhen, Napoli ia cakton çmimin e largimit nigerianit

PUBLIKUAR

Napoli do të konsiderojë shitjen e yllit të tyre, Victor Osimhen, në verë vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga klubi.

Sulmuesi nigerian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas formës së tij mbresëlënëse me liderët e Serie A, transmeton Gazeta Express.

Osimhen deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Klubi italian dhe vetë lojtari tashmë janë në dijeni se një mori klubesh kanë shprehur interesim për të.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse ndonjë klub ofron 140 deri në 150 milionë euro për 24-vjeçarin, atëherë Napoli do të pranonte largimin e tij.

Manchester United, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet më të lidhura me një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Lille.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...