Osmani: Çdo përpjekje e Serbisë për të penguar marrëveshjen përmes kushtëzime mund ta dëmtojë dialogun

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për media pas takimit që ka pasur me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se vizita e Escobar rikonfirmon përkushtimin e përbashkët në procesin e dialogut.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim dhe qasje konstruktive siç ka bërë gjatë gjithë këtij procesi duke e kuptuar momentumin e takimit në Ohër.

“Ne besojmë fort se një marrëveshje e drejt dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë. Në Ohër Kosova shkon me këtë mendësi dhe me shpresën për një rezultat pozitiv”, ka thënë Osmani, raporton Express.

Ajo tutje ka thënë se çdo përpjekje e Serbisë për të penguar këtë rezultat të marrëveshjes përmes kushtëzimeve mund të dëmtojë procesin e dialogut./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...