Kurti bisedon me Sarrazinin: Jemi të hapur ndaj dialogut për marrëveshje me Serbinë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka biseduar sot me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin.

Kurti ka thënë se vazhdon të jetë konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, bisedova me të dërguarin special Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se më 18 mars do të zhvillohet një takim i lartë në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...