“Je i shëmtuar, banal dhe vulgar”, Kristi shpërthen ndaj Luizit

PUBLIKUAR

Debati mes Oltës, Luizit dhe Kristit zgjati rreth 1 orë në verandë. Olta i tha Kristit se ai nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi dhe se ka ardhur deri në këtë pikë të lojës, duke luajtur në “kurriz” të të tjerëve.

Ajo tha se e ka mbajtur në “shpatull” për dy muaj Kristin dhe se tani ai ka filluar të shoqërohet me Luizin. Sipas saj, Kristi nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi.

Në anën tjetër, Luizi i tha Kristit se ai ka dalë gjithmonë si djalë i butë dhe shembullor, pasi të gjithë “luftën” në shtëpi e ka bërë ai dhe Olta.

Pas këtij komenti, Kristi i tha Luizit se ai është i shëmtuar, banal dhe vulgar. Kristi shtoi se komentet e mira, i merr sepse i meriton dhe se ai është model.

Ai shtoi se në krahasim me Luizin dhe Oltën, është model.

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...