Haaland thyen një rekord të madh te Man City, që ishte vendosur në sezonin 1928/29

PUBLIKUAR

Erling Haaland regjistroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse sonte me Manchester Cityn.

Sulmuesi norvegjez shënoi pesë gola në fitoren 7:0 të “Qytetarëve” ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Kampioni në fuqi anglez siguroi kalimin për në çerekfinale të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm 8:1.

Pas këtyre pesë golave, Haaland regjistroi një rekord duke u bërë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në një sezon.

22-vjeçari deri më tani ka shënuar 39 gola në të gjitha garat, duke thyer rekordin e Tommy Johnson, i cili kishte shënuar 38 gola në sezonin 1928/29.

Ai mund ta thellojë këtë rekord edhe më shumë, pasi ka ende ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit 2022/23. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...