Baton Haxhiu kërkon që të përkrahet Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes

PUBLIKUAR

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se opozita dhe i gjithë spektri politik në Kosovë duhet që të përkrahë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për Planin Evropian.

Kosova dhe Serbia u dakorduan për Planin Evropian më 27 shkurt, ndërsa pritet që të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit më 18 mars. Haxhiu thotë se nuk ka dalje nga marrëveshja.

“Kurti duhet të përkrahet”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Nuk është faji i tij që ka ardhur ky Asociacion. Tjetërkush ka qenë kryeministër e i cili është më fajtor”, shtoi Haxhiu.

Ai po ashtu tha se komuniteti ndërkombëtar nga kërkuar nga opozita në Kosovë që të mos kundërshtojë Kurtin, pasi që të njëjtat kërkesa që janë për qeverinë në aspektin ndërkombëtar, janë edhe për opozitën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...