Getinjo futet në shtëpinë e BBVK dhe ironizon me Xhulin: Këtu më solli shoku i babait tim, Isa Boletini

PUBLIKUAR

Getinjo dhe Vivien janë rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për të qëndruar 24 orë në javën e fundit të spektaklit.

Me të arritur në shtëpi, ata kanë kaluar çaste të mira nën shoqërinë e pesë banorëve finalistë të edicionit të parë.

Duke qenë se ka pasur disa mosmarrëveshje me Xhulin, reperi nga Ferizaj nuk hezitoi që gjatë një bisede ta thumbojë bukuroshen nga Drenica.

Ai shfrytëzoi rastin të ironizonte me rastin kur Xhuli gënjeu se babai i saj ka pasur në klasë Azem dhe Shotë Galicën (pasi personat e përmendur i përkasin periudhave të ndryshme).

Si për të bërë shaka, reperi Getinjo i tha aktorit Vedat Bajramit se këtu arriti falë shokut të babait, Isa Boletinit.

“Këtu me veturë më solli shoku i babait tim, Isa Boletini e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo, duke thumbuar kështu Xhulin.

Përndryshe, finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, ku njëri prej pesë finalistëve (Xhuli, Mbresa, Vedati, Stresi dhe Artani) do të fitojë shpërblimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...