Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

PUBLIKUAR

Të hënën nga njësitë policore të stacionit të Fushë Kosovës, në lagjen Emshir në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...