KPK dhe OSBE për avancim të sistemit të mbrojtjes “sipas detyrës zyrtare”

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim shefin e Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Ralph Bunche.

Në këtë takim shefi i Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në OSBE, Bunche e ka njoftuar për punën që bënë OSBE-ja në monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj ka thënë se ai do të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe OSBE-së.

“Pikë e rëndësishme që u diskutua në këtë takim, ishte edhe avancimi i sistemit të mbrojtjes ‘sipas detyrës zyrtare’ (ex officio), ku u tha që në mes të KPK-së, OSBE-së dhe disa institucioneve tjera, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me avancimin e këtij sistemi. Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që KPK-ja të njoftohet me raportet dhe rekomandimet që dalin nga OSBE-ja gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë, që OSBE të mbështesë sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për komisionet dhe stafin e këtij sistemi dhe që OSBE t’i ofrojë mbështetje KPK-së me anë të monitorimit gjatë procesit të provimit për prokurorë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...