Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Në pesë ditët e ardhshme pritet të ketë mot të ndryshueshëm.

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

Të martën, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E mërkura do të karakterizohet me vranësira dhe reshje shiu. Maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

Mot kryesisht i vranët dhe i freskët do të mbretërojë të enjten. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

Ndërkohë, të premten, moti do jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...