Për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canaj, Marjan Rroku, ka gjetur strehim në Amerikë, duke u paraqitur me një pasaportë false me emrin Jeton Mirakaj.
Duke u maskuar me këtë emër, Rroku i është drejtuar autoriteteve amerikane me një kërkesë për azil, duke paraqitur një sërë dokumentash të falsifikuara, nëpërmjet të cilave pretendonte të faktonte se familja e tij ndihej e kërcënuar në Shqipëri për shkak të një gjakmarrje që kishte nisur qysh prej vitit 2001.
Rroku në kërkesën e tij, ka përdorur dhe emrin e institucionit të SHIK, ku u shpjegonte amerikanëve, se hasmëria ndaj familjes së tij, kishte nisur pikërisht për shkak të detyrës së tij dhe se familja që e kërcënonte ishte familja Canaj. Madje duke e lidhur detyrën e tij si tepër delikate, atij i kishin djegur dhe banesën e familjes në Shqipëri. /Shqiptarja/Telegrafi/


