Ancelotti konfirmon mungesën e Benzemas për ndeshjen e nesërme, francezi rikthehet kundër Liverpoolit

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në La Liga, kundër Espanyolit.

Kapiteni i Real Madridit mungoi në stërvitje në tre ditët e fundit, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti konfirmoi se Benzema nuk do të luajë nesër (e shtunë), por që do të jetë gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, kundër Liverpoolit.

“Ai ka pasur një goditje në kyçin e këmbës dhe është fryrë. Ai ka nisur stërvitjet individuale sot dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Liverpoolit”, tha trajneri italian.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Espanyolit do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, nga ora 14:00.

“Los Blancos” sërish do të jenë nikoqirë më 15 mars, kur e presin Liverpoolin, për të zhvilluar ndeshjen e dytë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” u fitua 2:5 nga kampioni në fuqi i kësaj gare. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...