Luis Enrique, objektivi kryesor i gjigantit anglez për sezonin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur duket sikur do të jetë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pasi gjërat nuk po shkojnë siç duhet me Antonio Conten.

Italianit i skadon kontrata në verë dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, i shoqëruar me mundësinë për të humbur një vend në top katërshe në Premierligë, mund të rezultojë në një ndarje në verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “The Athletic”, Luis Enrique është objektivi kryesor i Tottenhamit për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht eliminimit të hershëm të Spanjës në Kupën e Botës të këtij viti, kjo nuk e ka dëmtuar shumë ish-trajnerin e Barcelonës, i cili ka dy tituj kampioni të La Ligas, dy trofe të Kupës së Mbretit dhe një në Lig të Kampionëve në CV-në e tij.

Krahas tij, në listën e klubit londinez thuhet se janë edhe trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, Ruben Amorim i Sporting Lisbonës dhe Oliver Glasner i Eintracht Frankfurtit.

Megjithatë, problemi për një marrëveshje mes Tottenhamit dhe Enriques mund të jetë nëse trajneri spanjoll do të pranonte të drejtonte një skuadër që mund të mos jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Ai ka qenë gjithashtu i lidhur me punën e trajnerit te Atletico Madridi, pasi besohet se Diego Simeone do të largohet.

52-vjeçari është trajner i lirë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur ndau rrugët me Kombëtaren e Spanjës.

Përveç Barcelonës, Enrique ka drejtuar edhe skuadrën e Romës dhe Celta Vigos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...