Bislimi: Pritjes po i vjen fundi, qytetarët lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së, njofton Klan Kosova.

“Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”.

“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”.

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...