Pacolli uron 8 Marsin

PUBLIKUAR

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pacolli vlerëson se kjo datë festohet për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave teksa shton se përpos kësaj, në këtë ditë festohen edhe arritjet e grave në fusha të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

“8 Marsi, Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas, festohet çdo vit për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, të vetëdijshme se një pjesë e madhe e grave, edhe sot vuajnë dhunën dhe diskriminimin në çdo pjesë të botës”.

“Në këtë ditë festojmë po ashtu edhe arritjet sociale, ekonomike, politike etj. te gruas! Të gjitha grave të botës e sidomos atyre të cilat na qëndrojnë rreth nesh, uroj festën e 8 Marsit!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...