Tri lloje të gjobave për shoferin në Ferizaj që voziti 105 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se është gjobitur një shofër mëngjesin e sotëm në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, i cili ka qenë duke vozitur me shpejtësi 106 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Ai është gjobitur me 500 euro gjobë, 5 pikë negativë dhe i është marrë patent shoferi për një vit.

Image preview

Komunikata e plotë:

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet A.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Feriza apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...