Milani planifikon transferimin e Loftus-Cheek

PUBLIKUAR

Milani duket se e ka shndërruar Ruben Loftus-Cheek në një objektiv kryesor për afatin kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi italian besohet se po e kryeson tashmë garën për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Calciomercato”, Milani dëshiron të përforcohet me Loftus-Cheek për sezonin e ardhshëm dhe se te klubi besojnë se një marrëveshje mund të arrihet për 22 milionë funte këtë verë.

Në anën tjetër, Chelsea nuk e konsideron mesfushorin si të domosdoshëm dhe po mendon ta shesë pas përfundimit të sezonit.

Kontaktet mes Chelseat dhe Milanit për anglezin u zhvilluan fillimisht kur skuadrat u përballën me njëra-tjetrën për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve, në Londër, dhe marrëdhëniet mes palëve janë mjaft miqësore.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024. Për të thuhet se interesim ka shprehur edhe Fulhami. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...