Voziti 70 km/h më shpejtë se që është e lejuar, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi

PUBLIKUAR

Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë një pike të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 111 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj, përcjell Klankosova.tv.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëmbëdhjetë (111) km/h”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...