Flet artisti që ndërtoi mozaikun e Adem Jasharit me 800 ushtarë të FSK-së (VIDEO)

PUBLIKUAR

Artisti Besart Gashi ka realizuar së bashku me 800 ushtarë të FSK-së, portretin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai ka zgjedhur që ky realizim të kryhet në ditët e epopesë së UÇK-së.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Besarti ka treguar detajet nga realizimi i portretit, duke theksuar se ushtarët nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte. Sipas tij, kur ata janë njoftuar në fund, janë emocionuar pafund dhe kanë nisur të këndojnë këngën “Mora fjalë”.

“Kam hasur shumë vështirësi gjatë punimit sepse mendimi im ka qenë dhe ideja dhe realizimi i këtij të mozaikut të bërë nga unë. Por kushtet atmosferike kanë ndikuar te unë, sepse në 2 mars e kam realizuar të gjithën dhe kur jam çuar ditën tjetër në mëngjes ka qenë e fshirë nga shiu. Kështu që është dashur në mënyrë digjitale një renditje e ushtarëve dhe doli diçka fenomenale. Nuk ka qenë e vështirë për t’u realizuar sepse kanë qenë provat gjenerale të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të pozicionuara në vendet e veta në paradë. Në të vërtetë asnjë ushtarë nuk e ka ditur se çfarë do të bëhet dhe ç’ka është duke u formuar. Ishte një urdhër dhe kur e kanë kuptuar se po formohet figura e komandantit Adem Jashari, ishte një emocion shumë i madh. Ata nuk e dinin, unë në koordinim me gjeneralin, kam shkuar aty në provat gjenerale që bën ushtria dhe asnjë ushtar nuk e ka ditur që do të formohej figura e komandantit legjendar Adem Jashari. Kur e kanë marr vesh, ishte emocion shumë i madh për çdo ushtar dhe kanë kënduar këngën “Mora fjalë”. Ka qenë një emocion shumë i veçantë vërtetë dhe realizimi ka qenë perfekt”, u shpreh ai.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...