Firmino do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të sezonit

PUBLIKUAR

Roberto Firmino raportohet se do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas gazetarit nga “Sky Sport”, Florian Plettenberg, sulmuesi brazilian ka vendosur përfundimisht për t’u larguar pas tetë vitesh të kaluar në “Anfield”, transmeton Gazeta Express.

Firmino thuhet se sot e ka informuar trajnerin, Jurgen Klopp. Sipas Plettenberg, biseda mes tyre ishte e mirë dhe lojtari ia bëri të ditur gjermanit se ai do të “luftojë” për skuadrën deri në fund.

Kësisoj, 31-vjeçari pritet të largohet si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me “Të Kuqtë” skadon në verën e këtij viti.

Ish-sulmuesi i Hoffenheimit nuk e ka zgjedhur ende klubin e tij të radhës.

Firmino është pjesë e Liverpoolit nga viti 2015. Ai ka regjistruar deri më tani 352 paraqitje, ka shënuar 107 gola dhe ka kontribuar me 78 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, Roberto Firmino ka fituar shtatë trofe me Liverpoolin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...