Anton Quni: Ja çka më ofruan Mustafa e Thaçi për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, thotë se një ditë para seancës ku duhej të zgjedhej Thaçi president, lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe Hashi Thaçi kishin rënë dakord rreth kërkesave, që kishte parashtruar ai, siç është zbardhja e vrasjeve politike të LDK-së  dhe njohja formale e fomacioneve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, “por ishte vonë”.

“Po ju rikujtoj se unë para një viti kam thënë se nuk kam arsye me votue Hashim Thaçin president. Këtyre fjalëve nuk iu ka dalë afati. Kjo është natyra ime. Kështu jam i edukuar dhe arsimuar… Nuk i ndërroj fjalët e mia”, tha Quni,  në emisionin ‘Rrokum Roll’ të Televizionit Rrokum, duke folur lidhur me mospjesëmarrjen e tij në seancën e zgjedhjes së Presidentit.

“Nuk isha i gatshëm të bëjë ndonjë veprim që kishte me sjell Thaçin në pozitën e Presidentit. Kam shume arsye që e kam bërë këtë”, theksoi ai.

“Jam detyrue me u çue nga karriga ime e me shku te ajo e Kryeministrit, që në atë kohe ishte Thaçi, e t’i them: Zotni Kryeministr, ju sot e keni një shans shumë të mirë për t’i bindur deputetët t’i votojnë amandamentet e mia, por ai nuk e bëri”, tha Quni, lidhur me amandamentet e tij që kishin të bëjnë me formacionet ushtarake të UÇK-së, nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK).

“Ka pasë shumë biseda… Por, një ndër momentet më të veçanta ishte një ditë para seancës, ku u takuam me Kryeministrin Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardh shumë i përgatitur. Dy gjërat  që i diskutuem ishin këto: adresimi i vrasjeve politike dhe Ligji i veteranëve. Për të dyja çështjet Thaçi ofroi zgidhje konstruktive. Për vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë ka me marrë LDK”,  sqaroi  Quni, duke shtuar së përsëri nuk mundi të largohej prej qëndrimeve të tij.

“Unë e shpreha gatishmërinë të japë dorëheqje si deputet, e në vend timin të vijë një deputet që do ta votonte Thaçin për President, por zotni Mustafa e mohoi kategorikisht këtë mundësi”, tha Quni.

Ndërsa, përdorimin e mollotovit e gazit lotsjellës, Quni e vlerësoi si një metodë brutale e primitive.

Quni ka rrëfyer edhe një  storje interesante që ka ndodhur gjatë kohës së luftës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...