Klopp insiston se të ardhmen e ka të lidhur me Liverpoolin

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli përkundër faktit se nuk po i ecin punët mirë kohëve të fundit.

Aktualisht, “Reds” gjenden në vendin e shtatë në Premierligë, por kjo nuk e pengon trajnerin gjerman të mendojë se e ardhmja e tij do të jetë e lidhur me klubin nga “Anfield Road”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne kemi të ardhme së bashku. Është vendim yni se si t’i menaxhojmë gjërat. Kemi vlera, kemi principe”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

“Ne nuk duam të jemi ndryshe si klub. Ne kemi të ardhme së bashku”, vazhdoi Klopp.

Liverpooli synon të përfundojë në Top 4 në këtë edicion, në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...