Ndalohet një rast i kontrabandës me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje

PUBLIKUAR

Policia ka ndaluar një rast të kontrabandës me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje.

Sipas raportit 24 orësh, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer kontrabandën, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë hasur 7 shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...