Alex Sandro dhe Danilo pritet t’i zgjasin kontratat me Juventusin

PUBLIKUAR

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Juventusi janë në rrugë për të nënshkruar kontrata të reja me dy brazilianët që ka në skuadër, Danilo dhe Alex Sandro.

Bardhezinjtë janë në proces të rinovimit të skuadrës së tyre duke sjellë më shumë talent nga akademia e tyre e të rinjve, por kjo nuk do të thotë që nuk do të këtë vend edhe për veteranët.

Danilo tashmë ka njoguar zyrtarisht se dëshiron ta zgjasë kontratën e tij për të qëndruar në Torino, derisa tani raportohet se rrugës së tij është edhe Alex Sandro.

Mbrojtësit 32 vjeçar i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka një klauzolë për një vit zgjatje që bazohet në paraqitje.

Në teori, Juventusi mund t’i shkëput kontratat me dy futbollistët për 1.5 milionë euro në qershor, por ata dëshirojnë që t’i mbajnë ata për sezonin e ri.

Alex Sandro i është bashkuar Zonjës së vjetër nga FC Porto në gusht të vitit 2015 për 28 milionë euro.

Deri me tani në këtë sezon ai ka pasur 27 paraqitje, ku ka bërë dy asiste. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...