Marjan Rroku kërkon shfuqizimin e dënimit me burg të përjetshëm

PUBLIKUAR

Marjan Rroku kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm dhe ka bërë tentativën e fundit ligjore, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në 9 Shkurt, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canaj, në vitin 2001, i është drejtuar me një kërkesë kësaj gjykate, me anë të së cilës kërkon shfuqizimin e vendimeve të tre Gjykatave.

Gjykata e Tiranës me vendimin e 2 Majit 2002 dhe ajo e Apelit në 18 Shtator të atij viti e dënuan me burg përjetë.

Më 30 Janar 2003 Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin.

Marjan Rroku iu drejtua Gjykatës së Lartë edhe në Mars të vitit 2014, një muaj pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara, me kërkesën rishikim të vendimit.

Por më 16 Korrik të vitit 2015, Gjykata e Lartë i ktheu përgjigje negative, duke mos e pranuar kërkesën e tij.

Aktualisht, dosja e Marjan Frrokut është tërhequr nga Gjykata e Tiranës dhe ndodhet në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese.

Shqyrtimi i saj pritet të bëhet brenda datë 9 prill, pasi ligji parashikon që brenda kësaj periudhe, duhet të përfundojnë procedura.

Fillimisht dosja pritet të kalojë në sitën e një kolegji të përbërë nga 3 gjyqtarë.

Ky Kolegj mund të vendosë për mospranimin e kërkesës dhe automatikisht ajo rrëzohet.

Nëse Kolegji, vendos për rishikim, dosja do të gjykohet në seancë gjyqësore me 9 anëtarë, siç ndodh në një seancë normale në Gjykatën Kushtetuese. /Tv Klan/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...