Melisa Lleshi shpërthen në lot pas largimit të Blastës nga shtëpia e Big Brother

PUBLIKUAR

Ditën e djeshme (e shtunë) u bë e ditur që Blasta ka përfunduar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme të Kosovës, Big Brother VIP

Ai u largua nga programi pasi u lëndua aksidentalisht nga Artani në zonë intime, gjë që e bëri të marrë trajtim mjekësor edhe në spital.

Edhe pse gjendja e tij ishte stabile u njoftua se ai do të largohej nga gara dhe çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo bëri që të mërziteshin banorët e tjerë e më rëndë e përjetoi konkurrentja Melisa Lleshi.

Ajo ndërkohë kishte nisur një njohje me reperin ferizajas dhe ruante raporte shumë të mira.

Në bisedën që bëri pas kësaj me Artanin, Melisa i tha që nuk duhej të ndihej në faj për largimin e tij.

Blasta ndryshe u lëndua nga Artani në spektaklin e së premtes (24 shkurt), teksa ishin së bashku duke hekurosur një bluzë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...