17 pacientë nga Shqipëria marrin shërbime të dializës falas në Kosovë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar të shtunën se 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të dializës në Spitalin e Prizrenit.

Ky shërbim po u ofrohet falas, sikurse edhe qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.

“Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë spital”, thuhet në njoftimin për media.

Brenda vitit, sipas ShSKUK-së në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seanca dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.

“Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacientët”, thuhet tutje.

Numri i pacientëve sipas vendbanimeve

-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë,

-komuna e Suharekës, 28 pacientë,

-Komuna  e Rahovecit, 27 pacientë,

-Komuna e Malishevës, 23 pacientë,

-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,

-Komuna  e  Mamushës, 1 pacient,

-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...