Vetura e godet për vdekje një person në Rastavicë të Deçanit

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Rastavic të Deçanit.

Sipas policisë, deri tek rasti ka ardhur pasi viktima fillimisht kishte bërë vetaksident, ndërsa kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës, është goditur nga një veturë.

“Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj  për shkake të  natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta  Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me ngjarjen, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...