Diplomati amerikan: Mendoj se Kosova do të pajtohet për Asociacionin nëse arrihet marrëveshje bazuar në planin franko-gjerman

PUBLIKUAR

Diplomati amerikan në pension, Michael Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kirby ka thënë se mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman, raporton Express.

Megjithatë ai ka thënë se implementimi i saj do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, edhe pse është një çështje për të cilën është bërë një dakordim.

Ai ka thënë se s’pret që zbatimi të fillojë menjëherë në javën e ardhshme meqë është një çështje që kërkon mirëkuptim.

Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, Kirby thotë se diçka e tillë do të ndodh sapo Beogradi ta japë sinjalin për diçka të tillë, megjithatë shton se për këtë duhet të ndodhë diçka që të përdoret si arsye.

“ Mendoj se Kosova do të pajtohet me themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe – nëse arrihet një marrëveshje për propozimin evropian për normalizim. Ajo do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur – edhe pse tashmë është një çështje e dakorduar, zbatimi i së cilës është bërë i dhimbshëm. Unë nuk pres që një vendim mund të merret javën e ardhshme – sepse diçka e tillë kërkon një mirëkuptim themelor. Kur është fjala për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës – kjo do të ndodhë sapo Beogradi të sinjalizojë se ata duhet ta bëjnë këtë. Për këtë duhet të ndodhë diçka që do të përdoret si arsye për të tërhequr një lëvizje të tillë ”, ka thënë diplomati në pension Michael Kirby për Zërin e Amerikës./Express/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...