Messias: Rikthimi i Ibrahimovic dhe Maignan, kyç për Milanin

PUBLIKUAR

Junior Messias beson që MIlan mund të shpresonte për Skudeto këtë sezon po që se “nuk do ishte Napoli” dhe ka theksuar rëndësinë e disa futbollistëve që po rikuperohen nga lëndimi

Ka qenë një sezon i vështirë për kampionët në fuqi, të cilët kanë humbur terren nga skuadra e Luciano Spalleti, e ku Milan kishte një formë të tmerrshme sidomos pas pushimit të Krishtlindjeve.

Milan ka filluar që të rikuperojë formën e mbetur javën e fundit, ku mposhti Torinon dhe Monzan në dy ndeshjet e fundit në Serie A si dhe fitoi me rezultat 1-0 kundër Tottenhamit në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.

Duke folur për Mediaset, Messias fillimisht ka reflektuar sezonin e vështirë që ka pasur Milan këtë sezon dhe ku janë ata tani.

“Ky sezon ishte një ndërgjegjësim për atë se ku ne ishim. Pas një periudhe negative, ne gjithmonë kemi qenë këtu, entuziazmi i juaj nuk ka munguar, madje edhe kur ne kemi vuajtur dhe nëse nuk do të ishte Napoli, ne ende do të mund të shpresonim për Scudetto”.

“Tani, ne kemi tri pikë pas Interit në vendin e dytë. Ne jemi rrugës tonë”.

Pastaj ai ka folur për rikthimin e disa futbollistëve të lënduar të skuadrës së parë që pritet të kthehen.

“Rikthimi i Ibrahimovic dhe Maignan janë të rëndësishëm, por ata janë të gjithë të rëndësishëm. Po ashtu, edhe Florenzi madje edhe Bakayoko, i cili na ndihmoi ne në ndeshjen e fundit”.

Në fund, Messias komentoi për qëllimet e tij këtë sezon.

“Përpiqem të jap më të mirë edhe si startues edhe si zëvendësues kur trajneri ka nevojë për mua”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...