40 vjet burgim për katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Sipas këtij aktgjykimi fajtorë janë gjetur katër të akuzuarit që janë dënuar me 40 burgim, derisa një është liruar.

I akuzuari E.R. është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunim”  dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, transmeton KlanKosova.tv.

XH.S. është shpallur fajtor gjithashtu për veprën penale “Dhunimi” si dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë vjet

I mituri tjetër G.R. është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Dhunimi’” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë vjet.

Edhe i mituri G.J. është shpallur fajtor për veprën penale  “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë vjet

I akuzuari SH.K. është liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...