‘Po bëjmë prova se do ia ndërrojmë pelenat vëllait’ – Jonida zbulon gjininë e fëmijës në pritje?

PUBLIKUAR

Në fillim të këtij muaji, aktorja Jonida Vokshi njoftoi se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova këtë lajm e ndau pikërisht gjatë një mbrëmjeje spektakli të formatit të popullarizuar televiziv.

“Jam shumë e lumtur që ta ndaj këtë lajm kaq të bukur me ju që këtë rrugëtim kaq të mbushur plot emocione, një ndër më të rëndësishmit dhe më të bukur të jetës sime është pikërisht ky”, kishte thënë ajo.

Gjatë të enjtes, Jonida e ka shpërndarë një video në InstaStory, në të cilën shfaqet vajza e saj, Emi, duke mësuar t’i vendose pelena një kukulle.

(Foto: Instagram/jonidavokshiofficial)

Mirëpo, mbishkrimi i videos ka nxitur spekulime se aktorja e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës që është duke e pritur: “Po bëjmë prova se do ia ndërrojmë pelenat vëllait”.

Ndryshe, Vokshi qe afro katër vite është e martuar me aktorin nga Kosova, Besnik Krapi, me të cilin janë prindër të një vajze dhe tash janë në pritje të fëmijës së dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...