Nxënësi tenton të vrasë mësuesin e Edukatës Fizike

PUBLIKUAR

Ndërhyrja në kohë e policisë së Shqipërisë, ka parandaluar vrasjen e një mësuesi nga nxënësi i tij 14 vjeçar në ambientet e shkollës nëntë vjeçare të fshatit Larushk të Krujës.

Sipas policisë mes djaloshit të identifikuar me inicialet K.M dhe mësuesit të fizkulturës ka pasur një konflikt fizik, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme, kur policia e Krujës mori një telefonatë në sallën operative për një konflikt në shkollën nëntë vjeçare të fshatit Larushk.

“Efektivët ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë djaloshin K.M.14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive”, informon policia e Durrës.

Nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë.

Policia thotë se autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik. Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...