Nicole Scherinzger shfaqet plot shkëlqim në pozat e reja e mbuluar vetëm me peshqir

PUBLIKUAR

Nicole Scherinzger i la pak vend imagjinatës teksa pozoi me vetëm një peshqir të bardhë.

Këngëtarja, 44-vjeçe, tregoi figurën e mahnitshme në disa poza të ndryshme që ka shpërndarë në Instagram.

Ish-ylli i “Pussy Cat Dolls” i kishte ngritur flokët e saj, për të zbuluar pak më shumë nga grimi mbresëlënës.

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Nicole shfaqi paletën e saj magjepsëse të grimit, përfshirë një rimel sysh me shkëlqim argjendi dhe buzëkuq me shkëlqim.

Gjyqtarja e “The Masked Singer” vazhdoi të tregonte fytyrën me plot shkëlqim në videon e shpërndarë në rrjete sociale.

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Kjo vjen pas aludimeve se ajo është ndarë nga partneri i saj, Thom Evans, 37 vjeçar.

Megjithatë, çifti hodhën poshtë thashethemet duke u shfaqur bashkë në një darkë në Los Angeles të premten mbrëma.

Ata dëshiruan të mbronin lidhjen e tyre prej tri vitesh, pasi pati lajme të ndryshme.

Nicole dhe Thom u takuan fillimisht në vitin 2019, e më pas vazhduan romancën përkundër uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...