Kiara habit Luizin me deklaratën e saj: Mos më nxirr keq, duhet të dukem e ndershme në sy të të tjerëve

PUBLIKUAR

Luiz dhe Kiara, dyshja e Big Brother VIP që prej javësh kanë krijuar një lidhje romantike e ndajnë pothuajse çdo moment bashkë, disa të tilla edhe gjatë orëve të vonshme të natës.

Një moment jo i zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa të dy po bisedonin të shtrirë në të njëjtin shtrat. Kiara bëri deklarata “të çuditshme” ndaj Luizit që këtë të fundit e lanë të habitur pavarësisht se moderatorja e njohur po i thoshte në formë shakaje.

Në video dëgjohet teksa Kiara i thotë Luizit që duhet të sillet mirë me të dhe mos bëjë skena të cilat e nxjerrin keq në sy të të gjithëve.

E teksa moderatorja fliste, këngëtari nuk bënte gjë tjetër veçse po e dëgjonte pasi duket qartë që kishte mbetur pa fjalë.

Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore

Luizi: Çfarë ke?

Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton

Kiara: Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiaran uk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...