Gresa flet për lidhjen me Andin: Kam menduar që nuk ekziston një djalë si ai, dua të jem me të deri në fund të jetës

PUBLIKUAR

Në Big Brother VIP Kosova gjatë këtyre ditëve iu është dhënë një detyrë që të bëjnë programet e Klan Kosovës.

Banorët kanë ndarë emisionet, ndërkohë që në mesin e tyre ishte edhe Prive me të ftuar modelen Gresa Hoti.

Ajo ka zgjedhur rubrikën ‘5 data’, gjersa ka folur më shumë për marrëdhënien me Andi Artanin.

 

Si datë ka zgjedhur Shën Valentinin, pasi iu përgatit një befasi çiftit më rastin e kësaj feste.

“Një gjë shumë e mirë. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të festoj Shën Valentinin, nuk e kisha menduar që të më ndodhte këtu në Big Brother. Jam shumë e lumtur që e kam njohur një djalë si ai, kam menduar që nuk ekziston. Ishalla na ec mirë. Ishalla prindërit e mi e kanë kuptuar se jam e kënaqur”, tha ajo.

Modelja e njohur shpreson që romanca e tyre të vazhdojë edhe jashtë dhe të jenë bashkë deri në fund të jetës.

 

“Mezi po presim që të dalim jashtë të shohim se si do të jetë. Ishalla e çojmë jetën bashkë. Ishalla mbesim bashkë për jetë”, u shpreh më tej ajo.

Gresa dhe Andi janë një ndër çiftet që u krijuan në BBVK, pasi në format nisën një lidhje edhe Getinjo me Vivienin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...