Dortmundi ka arritur të shënojë fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Chelseat, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse gjermanët patën mundësitë më të mira të shënimit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 63-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ishte Adeyemi i cili mori topin nga mbrojtja dhe vet e mbylli aksionin me gol.
Ky rezultat lë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Stamford Bridge”.
Në ndeshjen tjetër sonte, Benfica triumfoi si mysafir 0:2 ndaj Club Brugge. /Gazeta Express/


