Sarri lavdëron Ermal Krasniqin, para përballjes Lazio-Cluj

PUBLIKUAR

Lazio do të përballet me ekipin rumun, Cluj në fazën e parë të nokautit në Ligën e Konferencës.

Për Cluj luan futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, që po tregon paraqitje mjaft të mira, shkruan Gazeta Express.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli për takimin dhe veçoi Krasniqin

“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë. Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta. Cluj ka dy-tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.

Ndeshja mes Lazios dhe Cluj zhvillohet nesër nga ora 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...