Mustafa: Edhe Rugova ishte zgjedhur president me votat e PDK-së

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se asnjë president deri më tani nuk është zgjedhur me vota të vetëm një subjekti politik.

Ai në një intervistë për “Epoka e re”, ka thënë se edhe Ibrahim Rugova është zgjedhur president me vota të deputetëve të subjekteve tjera politike, edhe të atyre të PDK-së.

Mustafa ka bërë me dije se në seancën e Kuvendit të 26 shkurtit vota për president ka qenë edhe votëbesim për Qeverinë që drejton.

Për thyerjen e disa zyrave të LDK-së, Mustafa ka thënë se opozita e bërë një veprim të tillë si hakmarrje pse deputetët e LDK’së mbrojtën institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“ Unë nuk shoh krizë politikë. Shoh vetëm veprime të dhunshme, joligjore dhe antikushtetues të opozitës”, thotë Mustafa,  duke bërë me dije se LDK  me PDK-në kanë marrë përgjegjësi për të bashkëqeverisur dhe, sipas tij, gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet kanë qenë shumë korrekte.

“ Prandaj nuk kemi arsye t’i frikësohemi ditës së nesërme”, ka deklaruar Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...