Haaland në dyshim për derbin ndaj Arsenalit

PUBLIKUAR

Erling Haaland mund t’i mungojë Manchester Cityt në derbin kundër Arsenalit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Kjo ndeshje është e mbetur nga java e 12-të në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Pep Guardiola, në paraqitjen e tij të sotme në konferencën për media, tha se nuk e di ende nëse Haaland do të luajë nesër.

“Ne stërvitemi këtë pasdite. Tani për tani nuk e di. Dje ishte për rikuperimin nga Aston Villa. Kjo është e gjitha”, u shpreh spanjolli.

Haaland pësoi një lëndim në fitoren 3:1 kundër Aston Villas të dielën, teksa u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 39-të.

Ndryshe, derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, nga ora 20:30.

“Topçinjtë”, që deri më tani kanë zhvilluar 21 ndeshje në Premierligë, janë liderë në tabelë me 51 pikë.

Kampioni në fuqi renditet i dyti me 48 pikë, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...