AUV konfiskon 35 kilogramë suxhuk nga kontrolli i mishtoreve në Prizren

PUBLIKUAR

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka  ndërmarrë aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Prizrenit.

Në komunikatën e tyre, ky akcion u zhvillua për mbikëqyrjen të zbatimit të akteve ligjore qe rregullojnë tregtimin e mishit dhe nën produkteve nga mishi. Në masën e përgjithshme ka ngritje të nivelit të kapaciteteve teknike dhe respektimit të praktikave higjienike në pikat shitëse tregtuese të mishit ‘’ Mishtore’’.

Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur në: mish ose nënprodukte mishi, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga  shitja dhe janë bllokuar me proces deri në asgjësim.

“Sasia totale e produkte të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar  është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë”, thuhet në deklaratën e AUV, njofton Klankosova.tv.

Në aksion kontrolli u përfshinë 25 mishtore të  komunës se Prizrenit.   Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim të kushteve  higjienike dhe mbajteje te evidencave brenda afateve kohore ligjore.

Po ashtu, AUV bën të ditur se do të vazhdojë me aksione ne gjithë Kosovën për largimin nga tregu të produkteve, të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.

Ata thonë se do të vendoset rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend. Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do t’i konfiskohen, mishtoret do të mbyllen dhe do të iniciohet procedura në gjykatë, thuhet në njoftim.

 

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...