Kurti: Forcat tona shpëtuan 3 qytetarë në Turqi, faleminderit që bëni shtetin tonë krenar

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me shërbimin në Turqi, forcat e armatosura të Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë veten në rrafshin ndërkombëtar.

Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, ka shkruar Kurti. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...

41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë...

Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë

Tashmë disa protestues kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi pak...