Përplasja e ashpër mes tyre javën e kaluar – Xhuli i kërkon falje Vivienit

PUBLIKUAR

Xhuli Nura dhe Vivien Thano në javën e kaluar kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Kjo kishte nisur derisa po qëndronin në kuzhinë, ku modelja nga Drenica në një moment e ofendoi Vivin, duke i thënë se nuk ka shtëpi dhe se jeton me qira në Tiranë.

Debati i tyre eskaloi, ku ish-konkurrentja e “Love Story” ia përmendi Xhulit videon intime, me të cilën u shantazhua në vitin 2010.

Foto: Screenshot/YouTube

Për këtë pjesë kanë folur edhe në spektaklin e sotëm (e hënë), ku Nura i kërkoi publikisht falje.

“Është një video e shpifur që kërkoj të mos përsëritet më. Të kërkoj falje Vivi nëse je ndjerë keq”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Faleminderit shumë Xhuli. E vlerësoj shumë”, ka qenë më tej replika e Thanos.

Në këtë mes u përfshi edhe Getinjo, i cili i reagoi Xhulit nga jashtë, madje publikoi edhe një bisedë me të – përpara se të futeshin në BBVK. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...