Neymar i del në përkrahje futbollistit çek, i cili sot e zbuloi se është homoseksual

PUBLIKUAR

Neymar i ka shprehur mbështetje Jakub Janktos, i cili këtë të hënë e zbuloi se është homoseksual.

Mesfushori çek aktualisht është i huazuar te Sparta Praga nga Getafe, transmeton Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Udineses e Smapdorias me videon e publikuar sot mori vëmendjen nga e gjithë bota e futbollit, teksa mbështetja për të nuk mungoi nga klubi i tij, si dhe të tjerët.

Jankto është një nga të pak futbollistët profesionistë që kanë pranuar haptazi orientimin e tyre seksual, si dhe i vetmi futbollist aktiv nga të gjitha ekipet kombëtare.

Këtë pasdite, Neymar tregoi se ai nuk ishte në dijeni të njoftimit, por megjithatë ishte i lumtur të shprehte mbështetjen e tij për 27-vjeçarin.

“Është një ditë e rëndësishme. Të gjithë janë të lirë, duhet të ketë më pak paragjykime, qoftë kjo homofobi, racizëm, apo çfarëdo lloj diskriminimi. Nuk isha në dijeni [për njoftimin]. Çdo qenie njerëzore duhet të jetë i lirë të bëjë si të dojë”, tha braziliani në konferencën për shtyp.

Jankto, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter”, tha: “Si gjithë të tjerët, unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia; Unë kam një familje, kam miqtë e mi. Kam një punë, të cilën prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...