Arrihet marrëveshja, Sergi Roberto rinovon kontratën me Barcelonën

PUBLIKUAR

Sergi Roberto dhe Barcelona raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit.

Spanjollit i skadoi kontrata verën e kaluar, por e zgjati edhe për një sezon duke pranuar edhe ulje të pagës. Tani me kontratën e re, nuk dihet nëse dhe sa rritje ka marrë, transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja e plotë mes palëve për rinovim të kontratës është arritur tashmë, teksa po përgatiten edhe dokumentet për t’u nënshkruar.

Kontrata e re e Robertos do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Trajneri Xavi  thuhet se i kërkoi klubit të zgjasë kontratën e 31-vjeçarit.

Sergi Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës nga viti 2013. Ai ka regjistruar në total 334 paraqitje deri më tani, ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me 39 asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...