Vjedhje në zyret e “Bifurkacionit” në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një vjedhje ka ndodhur sot në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai tha se nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë vjedhur DËR të kamerave të sigurisë.

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DËR e kamerave të sigurisë.”, ka thënë Veseli për Express.

SHIKO MË SHUMË

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...

Rasti i Arlindës, Sveçla: 11 policë të suspenduar, përgjegjësia do të shkojë deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë...