Lufta virtuale e komandantëve

PUBLIKUAR

Debat të fortë po zhvillojnë ish-prijësit e UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Ramiz Lladrovci, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit në vend. Gjithë ky debat nisi në seancën e së premtes në Kuvend, kur Selimi i tha Hashim Thaçit se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit, shkruan ‘Zëri’.

Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi që Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.

Debati mes Selimit dhe Lladrovcit nuk po i pëlqen aspak ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë për “Zërin” se një debat i tillë nuk do të duhej të ndodhte mes të atyre që kanë qenë pjesë e luftës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

U aksidentua një javë më parë në Shtërpcë, humb jetën gruaja që po trajtohej jashtë vendit

Një grua ka humbur jetën teksa po trajtohej jashtë vendit, si pasojë e lëndimeve...

Një grua dyshohet se sulmoi me mjet të mprehtë një burrë në Leposaviq, më pas edhe një police

Një grua është arrestuar të enjten në Leposaviq, nën dyshimin për vrasje në tentative. Sipas...

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar dy...