Momenti kur ushtarët e FSK-së bashkohen me familjarë, pas përfundimit të misionit në Ishujt Falkland

PUBLIKUAR

Kontingjentit i parë i ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët për më tepër se dy muaj ishin në mision në Ishujt Falkland, është kthyer në Kosovë.

FSK-ja ka publikuar pamjet kur ushtarët e saj arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe priten nga familjarët, ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, komandanti i FSK-së gjeneral, Bashkim Jashari dhe oficerë e nënoficerë të lartë të FSK-së.

Mehaj ka falënderuar ushtarët më shërbimin ndaj atdheut duke ju uruar suksese në të ardhmen.

“Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes”, ka thënë ai.

“Aftësitë e përfituara në trajnime të tilla përfshijnë zhvillimin e liderit, ndërveprueshmërinë e forcave, mësimet në logjistikën e vendosjes, fushën e mjekësisë dhe aspektet e ndryshme ligjore të shërbimit larg shtëpisë”, ka shtuar Mehaj.

Ky është misioni i dytë jashtë vendi i FSK-së pas atij në Kuvajt përkrah Ushtrisë amerikane.

Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që ka zbarkuar gjatë këtij muaji./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...