Ruben Neves i ofrohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Barcelona është e lidhur sërish me një transferim të Ruben Nevesit.

Mesfushori portugez ishte i lidhur edhe vitin e kaluar me një transferim në “Camp Nou”, por që nuk ndodhi, transmeton Gazeta Express.

“Mundo Deportivo” ka raportuar së fundmi se agjenti, Jorge Mendes, ia ka ofruar Nevesin Barcelonës.

25-vjeçari shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, i cili pritet të largohet si futbollist i lirë në verë.

Reprezentuesi i Portugalisë me Wolvesin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Sipas “Transfermarkt”, Ruben Neves momentalisht në treg vlerësohet me 40 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...