Nuk do ta besoni çfarë plani ka Kina për t’u bërë fuqi energjetike në botë

PUBLIKUAR

Plani i Kinës për të dërguar një ekspeditë në Hënë, ku do të gërmojë izotope të rralla por të çmuara të heliumit-3, nuk ka çmim për sigurinë e impianteve bërthamore në Tokë, por që edhe paraqet karburant të fuqishëm për raketa.

E përditshmja angleze “Telegraph, shkruan se heliumi-3 është shumë i rrallë në planetin tonë, por në sasi të mëdha gjendet në trokonit, një përzierje e hekurit dhe magnezit, që është i vendosur në koren e Hënës, transmeton Telegrafi.

Në fakt, të gjitha centralet bërthamore prodhojnë nxehtësi. Kjo e kthen ujin në avull, që e vë në funksion një turbinë. Centralet aktuale të energjisë kanë reaktorë bërthamorë, të cilët ndajnë copat e uraniumit. Ky proces liron energji, por edhe krijon mbetje radioaktive që duhet të zhduken përgjithmonë. Helium-3 do ta bënte këtë procedurë shumë më të sigurt dhe më të pastër.

Disa miliona ton helium-3 gjenden vetëm disa metra nën sipërfaqen e Hënës. Dhe për këtë kinezët planifikojnë ta nxjerrin në mënyrë që të ngrohë pluhurin hënor në rreth 650 gradë Celsius. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...

U aksidentua një javë më parë në Shtërpcë, humb jetën gruaja që po trajtohej jashtë vendit

Një grua ka humbur jetën teksa po trajtohej jashtë vendit, si pasojë e lëndimeve...

Një grua dyshohet se sulmoi me mjet të mprehtë një burrë në Leposaviq, më pas edhe një police

Një grua është arrestuar të enjten në Leposaviq, nën dyshimin për vrasje në tentative. Sipas...